
Së bashku drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për trajtimin e mbeturinave
RAJONI PA MBETURINA është një platformë që bashkon të gjitha 18 komunat nga rajoni i Pellagonisë dhe ai Jugperëndimor në përkushtimin e tyre drejt menaxhimit të qëndrueshëm, efikas dhe përgjegjës të mbeturinave dhe krijimit të një sistemi modern dhe efikas për menaxhimin e tyre.
Përmes bashkëpunimit rajonal dhe një qasjeje të koordinuar, komunat synojnë bashkërisht përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor dhe shërbimeve publike, si dhe promovimin e ekonomisë qarkulluese për të mirën e komunitetit dhe gjeneratave të ardhshme. Këto angazhime janë përfshirë në Versionin Operativ të Planit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave, i cili i njeh komunat si aktorë kyç në menaxhimin dhe minimizimin e mbeturinave në vend, të cilat kanë përgjegjësi dhe rol në përmbushjen e qëllimeve të Planit Nacional për Menaxhimin e Mbeturinave.
Platforma përfaqëson një vend qendror për koordinim dhe shkëmbim të informacioneve dhe praktikave të mira ndërmjet komunave të dy rajoneve, me çka do të harmonizohet qasja dhe planifikimi rajonal dhe do të sigurohet komunikim transparent me qytetarët dhe akterët e tjerë. Këtu do të mund të gjenden edhe të gjitha informacionet lidhur me punën e Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave për rajonin e Pellagonisë dhe atë Jugperëndimor, si dhe të dhëna të ndryshme për mbeturinat dhe shërbimet që ofrojnë ndërmarrjet komunale. Përmes platformës RAJONI PA MBETURINA, komunat e Rajonit tregojnë se ndryshimi i vërtetë vjen me punë të përbashkët dhe të përkushtuar, me qëllim të qartë dhe përgjegjësi para qytetarëve.
Platforma mbështetet nga projekti "Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal", i financuar nga Suedia dhe i zbatuar nga SALAR International.
VIZIONI
NJË RAJON PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE I CILI PËRMES MENAXHIMIT TË QËNDRUESHËM, EFEKTIV DHE PËRDORIMIT EFIKAS TË BURIMEVE, STIMULON EKONOMINË, MUNDËSON ZHVILLIM TË SHPEJTË DHE JETË CILËSORE PËR TË GJITHË
PRIORITETET
SIGURIMI I SHËRBIMEVE (GRUMBULLIMI DHE TRANSPORTI I MBETURINAVE) PËR NJË NUMËR SA MË TË MADH TË PËRDORUESVE
Mbështetje për qytetarët që të realizojnë të drejtën e tyre për shërbim universal përmes rritjes së mbulimit me shërbime për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave.
INTRODUKTIMI I SISTEMIT PËR SELEKTIMIN E MBETURINAVE DHE GRUMBULLIMIN E RRUGEVE TË VEÇANTA TË MBETURINAVE
Mbështetje në përmbushjen e qëllimeve kombëtare për mbeturina të selektuara dhe të ricikluara dhe përafrimi i vendit me modelin e ekonomisë qarkulluese.
REDUKTIMI I SASIVE TË MBETURINAVE ORGANIKE QË PËRFUNDOJNË NË DEPONI
Mbështetje në largimin e mbeturinave organike nga deponitë, duke reduktuar kështu emetimet e metanit dhe duke përdorur mbeturinat organike si burim për bujqësinë dhe kopshtarinë.
NDËRTIMI I DEPONISË NË PËRPUTHJE ME STANDARDET E BE-SË
Ndërtimi i një deponie rajonale për të krijuar ekonomi të shkallës në menaxhimin e mbeturinave dhe formimi i një ndërmarrjeje rajonale komunale që do ta menaxhojë atë.
MBYLLJA DHE SANIMI I DEPONIVE ILEGALE
Mbyllja e deponive ilegale dhe krijimi i një mjedisi të pastër dhe ushqyes, të cilin njerëzit mund ta shijojnë dhe me të cilin mund të krenohen.
SIGURIMI I TË ARDHURAVE QË MBULOJNË PLOTËSISHT SHPENZIMET PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE
Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave ku ndërmarrjet komunale janë financiarisht të pavarura dhe mund të ofrojnë mbulim të plotë me shërbime për menaxhimin e mbeturinave.
Partnerët tanë
Projekti "Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal", i financuar nga Suedia dhe i zbatuar nga SALAR International, synon të përmirësojë planifikimin dhe zbatimin e planeve për menaxhimin e mbeturinave të komunave dhe ndërmarrjeve publike në rajonin e Pellagonisë dhe atë Jugperëndimor, si dhe të forcojë kapacitetet e tyre për ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Partnerë të projektit janë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (ZELS), si dhe të gjitha komunat nga të dyja rajonet.






Komuna e Manastirit

Komuna e Prilepit

Komuna e Kërçovës

Komuna e Novacit

Komuna e Ohrit

Komuna e Plasnicës

Komuna e Demir Hisarit

Komuna e Dollnenit

Komuna e Vevçanit

Komuna e Dibrës

Komuna e Krivogashtanit

Komuna e Krushevës

Komuna e Debarcës

Komuna e Makedonski Brodit

Komuna e Resnjës

Komuna e Mogillës

Komuna e Strugës

Komuna e Qendër Zhupës