Region Without Waste
Historia jonëSRMMBNMMLajmeTreguesit e mbeturinaveBurimetNgjarje
    Region Without Waste
    Historia jonëSRMMMOUOTreguesit e mbeturinave
    Portali i partnerëveKontaktLajmeBurimet
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo

    Salar International nuk mund të garantojë saktësinë e të dhënave dhe informacioneve të paraqitura në këtë platformë. Plotësia dhe saktësia e të gjitha të dhënave dhe informacioneve varen nga burimet e tyre, të cilat janë jashtë kontrollit të organizatës.

    Sistemi Rajonal i Menaxhimit të Mbetjeve

    Sistemi Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave (SRMM) është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin, i cili do të sigurojë infrastrukturë të përmirësuar dhe zbatim të teknologjive të reja për trajtimin e mbeturinave dhe që duhet të ndryshojë plotësisht raportin tonë ndaj mbeturinave. Qëllimi përfundimtar është, sigurisht, kalimi përfundimtar nga zgjidhjet afatshkurtra, ad-hoc dhe shërbimet komunale të fragmentuara drejt një qasjeje sistemike dhe një sistemi modern dhe të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave.

    Përmes SRMM-së, komunat nga rajoni i Pellagonisë dhe ai Jugperëndimor bashkojnë forcat në një rajon të përbashkët për menaxhimin e mbeturinave. Në këtë mënyrë, mbeturinat trajtohen në kuadër të një sistemi të vetëm, të integruar dhe efikas. Në vend që çdo komunë të merret vetë me mbeturinat, të gjitha komunat do të ndajnë një strukturë të përbashkët – një qendër moderne rajonale për menaxhimin e mbeturinave me deponi sanitare, stacione transferimi që do të shkurtojnë distancat e transportit dhe do të reduktojnë trafikun, si dhe qendra komunale grumbullimi për mbeturina vëllimore dhe lloje të veçanta të mbeturinave.

    SRMM gjithashtu nënkupton mbylljen e deponive komunale jo-standarde, lagje më të pastra dhe cilësi më të mirë të ajrit, grumbullim më efikas të mbeturinave dhe riciklim më të lehtë. Zjarret në deponi do të eliminohen dhe do të ketë më pak deponi ilegale, punë më të sigurt për ndërmarrjet komunale dhe komunikim më të qartë me qytetarët.

    Më mirë për amvisëritë, më sigurt për komunitetet dhe më zgjuar për rajonin.

    Infographic ALB.png

    Shkarkoni infografikun këtu.