

Bordi Ndërmunicipal i Menaxhimit të Mbetjeve
BNMM (Bordi Ndërmunicipal i Menaxhimit të Mbetjeve) është një mekanizëm drejtues që mundëson që politikat rajonale për menaxhimin e mbeturinave dhe financimi të shndërrohen në ofrim real të shërbimeve. MMRM është një detyrim ligjor dhe ka për qëllim të sigurojë një mekanizëm të përhershëm për koordinimin e planifikimit dhe investimeve, si dhe përmirësimin e harmonizimit dhe të shërbimeve në të dy rajonet.
Bordi do të mundësojë zbatimin e ligjeve dhe përcaktimeve strategjike nacionale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, të cilat:
- Kërkojnë rajonalizimin e menaxhimit të mbeturinave dhe vendosjen e një sistemi rajonal për ofrimin efikas dhe efektiv të shërbimeve.
- Parashikojnë bashkëpunimin ndërkomunal për planifikim (përgatitjen dhe miratimin e planit të ri rajonal për menaxhimin e mbeturinave), financimin dhe menaxhimin e infrastrukturës rajonale (deponi sanitare, stacione transferimi, impiante për përpunimin e materialeve të riciklueshme).
- Përcaktojnë obligime për harmonizim të komunave, siç janë mbyllja/remedijimi i deponive jo-standarde, definimi i qëllimeve për mbeturinat e selektuara, gjenerimi i të dhënave dhe ndjekja e performancës, si dhe përcaktimi i tarifave të bazuara në kosto objektive.
- Ofrojnë harmonizim me legjislacionin e BE-së, ku bëjnë pjesë Direktiva për mbeturinat, përfshirë hierarkinë e mbeturinave, qëllimet për riciklim dhe reduktimin e deponimit, që është parakusht për qasje në mjetet e disponueshme nga BE-ja, institucionet financiare ndërkombëtare dhe programet e ngjashme të donatorëve.
BNMM-ja do të mundësojë operacionalizimin e këtyre obligimeve ligjore duke siguruar një forum formal dhe trup vendimmarrës i cili do të miratojë planet rajonale, do të shqyrtojë çështjet urgjente, do të aprovojë planet investuese, do të kujdeset për ndjekjen dhe harmonizimin e programeve dhe do të avancojë komunikimin me qytetarët. Përveç kësaj, në rajone janë aktive disa projekte për mbeturina që kërkojnë koordinim më të afërt, dhe Bordi do të jetë vendi i duhur për shkëmbimin e informacioneve dhe diskutim të hapur.
