Seanca e parë e punës e BNMM-së

Më 22 janar 2026, në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir, me fillim në orën 10:00, do të mbahet seanca e parë e punës e Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave (BNMM), me çka fillon faza operative dhe përmbushja e detyrimeve të sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave.
Në këtë seancë të BNMM-së, kryetarët e 18 komunave nga rajoni i Pellagonisë dhe ai Jugperëndimor në cilësinë e anëtarëve të Bordit, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe partnerët ndërkombëtarë, do të shqyrtojnë aktivitetet kyçe që do të shënojnë periudhën e ardhshme dhe do të orientojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit rajonal.
Puna e Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave mbështetet nga projekti "Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal", i financuar nga Suedia dhe i zbatuar nga SALAR International, në bashkëpunim me komunat dhe institucionet kombëtare.