Region Without Waste
Historia jonëSRMMBNMMLajmeTreguesit e mbeturinaveBurimetNgjarje
    Region Without Waste
    Historia jonëSRMMMOUOTreguesit e mbeturinave
    Portali i partnerëveKontaktLajmeBurimet
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo

    Salar International nuk mund të garantojë saktësinë e të dhënave dhe informacioneve të paraqitura në këtë platformë. Plotësia dhe saktësia e të gjitha të dhënave dhe informacioneve varen nga burimet e tyre, të cilat janë jashtë kontrollit të organizatës.

    Ballina/Lajme

    Komuna e Prilepit fituese e çmimit “Municipal Circular Leadership Award 2026” për Ballkanin Perëndimor

    15 Tetor 2026
    Komuna e Prilepit fituese e çmimit “Municipal Circular Leadership Award 2026” për Ballkanin Perëndimor

    Komuna e Prilepit është fituese e çmimit “Municipal Circular Leadership Award 2026”, një vlerësim përmes të cilit juria ndërkombëtare e përzgjodhi komunën si më të suksesshmen në këtë kategori në nivel të Ballkanit Perëndimor, mes gjithsej 63 aplikimeve. Çmimi u nda më 13 tetor 2026, në Prishtinë, në një ngjarje të organizuar nga Western Balkans Circular Economy Hub, kushtuar tranzicionit drejt ekonomisë qarkore në rajon.

    Ky çmim njeh përparimin e deritanishëm të Prilepit në përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, krijimin e shprehive të reja, investimin në zgjidhje bashkëkohore dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e ekonomisë qarkore në nivel lokal, me qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor. Një rezultat veçanërisht i rëndësishëm është fakti se 49% e qytetarëve të Prilepit tashmë i selektojnë mbetjet e ambalazhit në amvisëritë e tyre, gjë që tregon se ndryshimet në sistem shoqërohen edhe me ndryshime në shprehitë e qytetarëve.

    Në periudhën e ardhshme, Komuna e Prilepit do të vazhdojë me aktivitetet për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës moderne për selektimin sekondar të mbetjeve, me kapacitet deri në 10 tonë në orë, përmirësimin e sistemit të grumbullimit dhe selektimin e kategorive të ndryshme të mbetjeve, si dhe përgatitjen e zgjidhjeve për kompostimin dhe trajtimin e mbetjeve nga ndërtimi dhe rrënimi.

    Paralelisht, po punohet edhe për rehabilitimin dhe rikultivimin e deponisë ekzistuese dhe zvogëlimin e sasive të mbetjeve që do të përfundojnë në deponi, me qëllim krijimin gradual të një sistemi më efikas dhe më të qëndrueshëm.

    Nga Komuna e Prilepit theksojnë se ky çmim ndërkombëtar është një konfirmim i punës së deritanishme, por edhe një detyrim për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh. Qëllimi është që ekonomia qarkore të bëhet pjesë e mënyrës se si qyteti i menaxhon burimet dhe mbetjet – duke zvogëluar sasinë e mbetjeve që depozitohen në deponi dhe duke krijuar mundësi që materialet të ripërdoren dhe të fitojnë vlerë të re.

    Komuna e Prilepit shprehu mirënjohje për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, SALAR International, Ndërmarrjen Publike Komunale “Komunalec”, si dhe për të gjithë partnerët dhe institucionet që mbështesin këtë proces, e veçanërisht për qytetarët e Prilepit, të cilët janë pjesë e këtij ndryshimi.

    Ndaje këtë lajm: