Region Without Waste
Historia jonëSRMMBNMMLajmeTreguesit e mbeturinaveBurimetNgjarje
    Region Without Waste
    Historia jonëSRMMMOUOTreguesit e mbeturinave
    Portali i partnerëveKontaktLajmeBurimet
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo

    Salar International nuk mund të garantojë saktësinë e të dhënave dhe informacioneve të paraqitura në këtë platformë. Plotësia dhe saktësia e të gjitha të dhënave dhe informacioneve varen nga burimet e tyre, të cilat janë jashtë kontrollit të organizatës.

    Ballina/Lajme

    Në Pllasnicë ka filluar selektimin i plastikës dhe kanaqeve në familje

    14 Tetor 2026
    Në Pllasnicë ka filluar selektimin i plastikës dhe kanaqeve në familje

    Në Komunën e Pllasnicës ka filluar zbatimi i sistemit të selektimit të plastikës dhe kanaqeve në amvisëri, si pjesë e aktiviteteve për përmirësimin e shërbimeve lokale dhe krijimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbetjeve në rajonin e Pellagonisë dhe atë të Jugperëndimit.

    Në fazën fillestare, janë siguruar kosha mbeturinash për selektimin e mbetjeve për 50 amvisëri, të cilat përfshihen në sistem dhe marrin udhëzime praktike për selektimin e duhur të plastikës dhe kanaqeve. Ky aktivitet përfaqëson hapin e parë drejt zgjerimit gradual të sistemit dhe përfshirjes së të gjitha amvisërive në komunë.

    Me fillimin e selektimit të mbetjeve, qytetarët do të mund t'i ndajnë që në shtëpi mbetjet që mund të ripërdoren ose të riciklohen, në vend që ato të përfundojnë së bashku me mbetjet e tjera komunale. Në këtë mënyrë krijohen kushte për zvogëlimin e sasisë së mbetjeve që hidhen, si dhe për shfrytëzimin më të madh të materialeve.

    Megjithatë, që selektimin i mbetjeve të japë rezultate afatgjata, përveç pjesëmarrjes së qytetarëve, nevojiten edhe grumbullim i organizuar, pajisje të përshtatshme dhe zhvillim i shërbimeve. Prandaj, aktivitetet në Pllasnicë janë pjesë e përpjekjeve më të gjera për përmirësimin gradual të sistemit të menaxhimit të mbetjeve në nivel lokal dhe rajonal.

    Mbështetja për krijimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbetjeve në rajonet e Pellagonisë dhe Jugperëndimit sigurohet në kuadër të projektit “Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal”, i financuar nga Suedia dhe i zbatuar nga SALAR International.

    Ndaje këtë lajm: