Region Without Waste
Historia jonëSRMMBNMMLajmeTreguesit e mbeturinaveBurimetNgjarje
    Region Without Waste
    Historia jonëSRMMMOUOTreguesit e mbeturinave
    Portali i partnerëveKontaktLajmeBurimet
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo

    Salar International nuk mund të garantojë saktësinë e të dhënave dhe informacioneve të paraqitura në këtë platformë. Plotësia dhe saktësia e të gjitha të dhënave dhe informacioneve varen nga burimet e tyre, të cilat janë jashtë kontrollit të organizatës.

    Ballina/Lajme

    U lansua platforma “Rajon pa mbeturina” - mjet i ri digjital për menaxhim të të dhënave, transparencë, koordinim dhe zgjidhje praktike për menaxhimin e mbeturinave

    30 Prill 2026
    U lansua platforma “Rajon pa mbeturina” - mjet i ri digjital për menaxhim të të dhënave, transparencë, koordinim dhe zgjidhje praktike për menaxhimin e mbeturinave

    Në kuadër të Forumit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave, i cili u mbajt dje, më 29 prill, në Shkup, u promovua platforma e re “Rajon pa mbeturina” https://regionalenotpad-pjz.mk/, e cila paraqet një mjet të centralizuar digjital për mbështetjen e menaxhimit të mbeturinave në Rajonin e Pellagonisë dhe Rajonin Jugperëndimor.

    Platforma i bashkon të gjitha 18 komunat dhe siguron qasje në informacione, të dhëna dhe resurse relevante të lidhura me menaxhimin e mbeturinave. Qëllimi i saj është ta forcojë koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit dhe praktikave të mira ndërmjet komunave të të dy rajoneve, ta rrisë transparencën dhe të mundësojë planifikim më të mirë dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna. Në platformën e internetit do të mund të gjenden edhe të gjitha informacionet e lidhura me punën e Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave për Rajonin e Pellagonisë dhe Rajonin Jugperëndimor, si dhe të dhëna të ndryshme për mbeturinat dhe shërbimet që i ofrojnë ndërmarrjet komunale. Ajo paraqet edhe bazë për funksionimin e ardhshëm të ndërmarrjes publike komunale rajonale, duke mundësuar lidhje më të mirë ndërmjet institucioneve dhe palëve të interesuara.

    Përveç rolit koordinues dhe informues, platforma ofron edhe qasje në mjete praktike të zhvilluara në kuadër të projektit "Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal" https://regionalenotpad-pjz.mk/resources. Veçanërisht e rëndësishme është metodologjia për pastrimin dhe mbylljen e deponive të paligjshme e cila ofron qasje sistemore që kombinon hartëzimin dhe vlerësimin, analizën e shkaqeve kryesore, përfshirjen e komunitetit, përmirësimin e infrastrukturës dhe monitorimin e vazhdueshëm. Kjo metodologji mundëson zgjidhje afatgjatë të problemit dhe parandalimin e rishfaqjes së vendgrumbullimeve ilegale, e cila tashmë është përdorur me sukses në Kërçovë, me synimin që përfshirja të zgjerohet edhe në komunat e tjera të Rajonit të Pellagonisë dhe Rajonit Jugperëndimor.

    Për më tepër, udhëzuesi për mbrojtje nga zjarret në deponi i përgjigjet njërit prej rreziqeve më serioze në sektor. Duke pasur parasysh zjarret e shpeshta (1500 zjarre të evidentuara vetëm në vitin 2023) dhe ndikimin e tyre mbi shëndetin dhe mjedisin, udhëzuesi ofron masa konkrete për parandalim, zbulim të hershëm dhe përgatitje më të mirë të institucioneve në rast zjarresh në deponi. Ky udhëzues paraqet kornizë praktike për përmirësimin e sigurisë në periudhën derisa vendosen zgjidhjet moderne rajonale për menaxhimin e mbeturinave.

    Përveç këtyre resurseve, platforma përfshin edhe metodologji për integrimin e perspektivës gjinore dhe analizë për bashkëpunimin ndërkomunal, me çka sigurohet mbështetje gjithëpërfshirëse praktike për komunat dhe ndërmarrjet publike komunale për planifikimin dhe implementimin e zgjidhjeve të qëndrueshme.

    Me krijimin e platformës, krijohet bazë për funksionim më efikas, të koordinuar dhe transparent të sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave.

    Ndaje këtë lajm: