Region Without Waste
Historia jonëSRMMBNMMLajmeTreguesit e mbeturinaveBurimetNgjarje
    Region Without Waste
    Historia jonëSRMMMOUOTreguesit e mbeturinave
    Portali i partnerëveKontaktLajmeBurimet
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo

    Salar International nuk mund të garantojë saktësinë e të dhënave dhe informacioneve të paraqitura në këtë platformë. Plotësia dhe saktësia e të gjitha të dhënave dhe informacioneve varen nga burimet e tyre, të cilat janë jashtë kontrollit të organizatës.

    Ballina/Lajme

    Dialog i hapur me organizatat qytetare për sistemin rajonal për menaxhimin e mbeturinave

    Me një bisedë të hapur dhe dinamike, shkëmbim pikëpamjesh dhe një mesazh të qartë se zgjidhjet e qëndrueshme janë të mundshme vetëm përmes bashkëpunimit, dje (29 janar 2026) në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir u mbajt takimi informativ dhe konsultativ me organizatat qytetare nga rajoni i Pellagonisë dhe ai Jugperëndimor, kushtuar temave lidhur me vendosjen e Sistemit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave (SRMM).

    29 Janar 2026
    Dialog i hapur me organizatat qytetare për sistemin rajonal për menaxhimin e mbeturinave

    Takimi u organizua në kuadër të projektit "Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal", i financuar nga Suedia dhe i zbatuar nga SALAR International, ndërsa në fokus ishte pikërisht faza në të cilën po hyn procesi – operativiteti dhe përmbushja e detyrimeve të sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave – që kërkon dialog, besim dhe përfshirje aktive të të gjitha palëve të interesuara.

    Të pranishmëve u u prezantua koncepti i SRMM-së dhe aktivitetet e planifikuara, të cilat përfshijnë mbylljen e deponive ekzistuese komunale dhe atyre ilegale, ndërtimin e stacioneve të ngarkim-shkarkimit dhe qendrave grumbulluese, si dhe vendosjen e selektimit primar të mbeturinave me qëllim të reduktimit të ndjeshëm të sasisë së mbeturinave që do të përfundojnë në deponinë e re rajonale. U theksua se bëhet fjalë për një sistem kompleks që mund të funksionojë vetëm nëse ekziston mbështetje dhe koordinim mes institucioneve, qytetarëve dhe sektorit civil.

    Në diskutim u përfshi edhe kryetari i Komunës së Novacit dhe kryesuesi i Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave (BNMM), Stevçe Stevanovski, i cili theksoi se menaxhimi i mbeturinave është një çështje e ndjeshme si për institucionet ashtu edhe për qytetarët, por edhe se BNMM-ja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një qasjeje më të organizuar dhe të përgjegjshme. Ai u bëri thirrje të hapur organizatave qytetare që të përfshihen aktivisht dhe të kontribuojnë në proces, duke theksuar se pa dialog dhe bashkëpunim, suksesi nuk është i mundur.

    Organizatat qytetare treguan interes të madh dhe morën pjesë aktive në bisedë, ku u hapën pyetje dhe u shkëmbyen pikëpamje të ndryshme për selektimin e mbeturinave, zgjidhjet infrastrukturore dhe rolin e komuniteteve lokale. Një pjesë e të pranishmëve vlerësuan se kjo qasje mundëson një pasqyrë më të qartë të procesit dhe krijon bazë për ndërtimin e besimit dhe punës së përbashkët.

    Në takim u prezantua edhe propozim-plani për përfshirjen e organizatave qytetare në proceset kyçe lidhur me SRMM-në, përkatësisht në hartimin e planeve rajonale dhe lokale të veprimit për menaxhimin e mbeturinave, si dhe në aktivitetet komunikuese lidhur me sistemin. Vëmendje e veçantë iu kushtua komunave të Manastirit dhe Novacit, ku u identifikua nevoja për një dialog më të thellë dhe më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

    Takimi konfirmoi përkushtimin e përbashkët që dialogu me organizatat qytetare të vazhdojë edhe më tej, me synimin e qartë që kjo qasje e hapur të zgjerohet dhe të forcohet përmes përfshirjes së një rrethi më të gjerë të akterëve nga shoqëria civile.

    Ndaje këtë lajm: