Region Without Waste
Historia jonëSRMMBNMMLajmeTreguesit e mbeturinaveBurimetNgjarje
    Region Without Waste
    Historia jonëSRMMMOUOTreguesit e mbeturinave
    Portali i partnerëveKontaktLajmeBurimet
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo

    Salar International nuk mund të garantojë saktësinë e të dhënave dhe informacioneve të paraqitura në këtë platformë. Plotësia dhe saktësia e të gjitha të dhënave dhe informacioneve varen nga burimet e tyre, të cilat janë jashtë kontrollit të organizatës.

    Ballina/Lajme

    Partneritete më të forta për rajone më të pastra: Pellagonia dhe Jugperëndimi të përkushtuar në vendosjen e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave

    Sonte në Shkup u mbajt një pritje solemne ku morën pjesë zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, drejtoresha ekzekutive e BNML-së (ZELS), Dushica Perishiq dhe kryetarët e komunave nga rajoni i Pellagonisë dhe ai Jugperëndimor.

    7 Dhjetor 2025
    Partneritete më të forta për rajone më të pastra: Pellagonia dhe Jugperëndimi të përkushtuar në vendosjen e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave

    Sonte në Shkup u mbajt një pritje solemne ku morën pjesë zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, drejtoresha ekzekutive e BNML-së (ZELS), Dushica Perishiq dhe kryetarët e komunave nga rajoni i Pellagonisë dhe ai Jugperëndimor. Atyre iu bashkuan edhe shefi i bashkëpunimit për zhvillim në Ambasadën e Suedisë, Mikael Atterhög, ambasadori zviceran, Christophe Sommer dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Ngjarja iu kushtua forcimit të bashkëpunimit rajonal si bazë për mbajtjen e seancës konstituive të nesërme të Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave (BNMM).

    Partnerët theksuan se shteti po hyn në një fazë të re të krijimit të një Sistemi Rajonal funksional për Menaxhimin e Mbeturinave (SRMM). Ky proces është i domosdoshëm dhe kyç për përmbushjen e obligimeve ligjore kombëtare, si dhe për përmirësimin e cilësisë së mjedisit, por edhe për t'iu afruar standardeve dhe kërkesave të Bashkimit Evropian.

    Komunat nga të dy rajonet, pas tre viteve punë të koordinuar, planifikim dhe zhvillim të kapaciteteve komunale, po lëvizin drejt zbatimit praktik të SRMM-së. Themelimi i nesërm i BNMM-së përfaqëson një hap thelbësor drejt menaxhimit të integruar, të koordinuar dhe transparent të mbeturinave.

    Suedia, përmes mbështetjes së SALAR International, si dhe Zvicra dhe partnerët e tjerë, riafirmuan përkushtimin e tyre afatgjatë për reformat lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Të dy vendet partnere ofrojnë ekspertizë, mbështetje financiare dhe kredibilitet institucional – faktorë këta që janë vendimtarë për transformimin e suksesshëm sistemik.

    Kryetarët e komunave nga rajoni i Pellagonisë dhe ai Jugperëndimor shprehën gatishmërinë, vullnetin dhe vendosmërinë e tyre për të punuar së bashku në interes të qytetarëve, në funksion të mbrojtjes së mjedisit jetësor.

    Institucionet e pranishme njohën dhe përshëndetën përpjekjen e vazhdueshme gjatë tre viteve të fundit – zbatimin e proceseve konsultative, mbështetjen teknike, zhvillimin dhe mbështetjen në zbatimin e planeve lokale, forcimin e ekipeve dhe kapaciteteve komunale dhe koordinimin ndërinstitucional – të udhëhequr së bashku me SALAR International, gjë që siguron një hyrje të qëndrueshme në fazën e zbatimit operativ.

    Burimi: Press24.mk

    Ndaje këtë lajm: