Region Without Waste
Historia jonëSRMMBNMMLajmeTreguesit e mbeturinaveBurimetNgjarje
    Region Without Waste
    Historia jonëSRMMMOUOTreguesit e mbeturinave
    Portali i partnerëveKontaktLajmeBurimet
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo
    Partner Logo

    Salar International nuk mund të garantojë saktësinë e të dhënave dhe informacioneve të paraqitura në këtë platformë. Plotësia dhe saktësia e të gjitha të dhënave dhe informacioneve varen nga burimet e tyre, të cilat janë jashtë kontrollit të organizatës.

    Ballina/Lajme

    U mbajt seanca e parë e punës e Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave për rajonin e Pellagonisë dhe atij Jugperëndimor

    Sot në Manastir u mbajt seanca e parë e punës e Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave (BNMM) për rajonin e Pellagonisë dhe atij Jugperëndimor, me çka filloi faza operative dhe përmbushja e obligimeve të sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave.

    22 Janar 2026
    U mbajt seanca e parë e punës e Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave për rajonin e Pellagonisë dhe atij Jugperëndimor

    Në seancë, ku morën pjesë të gjithë 18 kryetarët e komunave nga të dy rajonet në cilësinë e anëtarëve të Bordit, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe partnerëve ndërkombëtarë, u shqyrtuan aktivitetet kyçe që do të shënojnë periudhën në vijim dhe do të orientojnë zhvillimin e mëtejshëm të sistemit rajonal.

    Në takim u theksua se themelimi i BNMM-së është rezultat i punës së koordinuar shumëvjeçare të komunave nga të dy rajonet, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi modern, efikas dhe të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave.

    Në kuadër të seancës u prezantua edhe platforma e re ueb "Rajon pa mbeturina", e cila është në punim e sipër, dhe e cila do të shërbejë si vend qendror për informim, koordinim dhe komunikim transparent me publikun, si dhe për monitorimin e punës së BNMM-së dhe progresit të sistemit rajonal.

    Theks i veçantë iu kushtua aktiviteteve të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2026, ndër të cilat janë ndërtimi i stacioneve të transferimit dhe furnizimi me automjete dhe pajisje, hartimi i Planit të ri Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave, formimi i ndërmarrjes rajonale komunale, forcimi i komunikimit me qytetarët, grumbullimi dhe menaxhimi i të dhënave për mbeturinat, si dhe definimi i qartë i obligimeve të komunave në procese.

    Anëtarët e Bordit theksuan se periudha e ardhshme do të jetë kyçe për vendosjen e bazave stabile për një sistem funksional i cili do të sigurojë shërbime më të mira dhe më efikase për qytetarët, mbrojtje më të madhe të mjedisit jetësor dhe rritje të llogaridhënies institucionale.

    Me këtë seancë, BNMM-ja konfirmoi rolin e saj si trup kyç për koordinim, planifikim dhe mbikëqyrje të reformave në menaxhimin e mbeturinave në të dy rajonet, me angazhim të qartë për transparencë, bashkëpunim dhe përfshirje të publikut në proceset që vijojnë.

    Puna e Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave mbështetet nga projekti "Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal", i financuar nga Suedia dhe i implementuar nga SALAR International, në bashkëpunim me komunat dhe institucionet nacionale.

    Burimi: Debrca Municipality

    Ndaje këtë lajm: