U mbajt punëtoria e dytë për përgatitjen e Planit të ri Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave për Rajonin e Pellagonisë dhe Rajonin Jugperëndimor

Në Ohër dhe Krushevë, më 12 dhe 13 maj 2026, u mbajt punëtoria e dytë për përgatitjen e Planit të ri Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave (PRMM) për Rajonin e Pellagonisë dhe Rajonin Jugperëndimor, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga të gjitha 18 komunat e të dy rajoneve.
Punëtoria përfaqëson vazhdim të procesit për përgatitjen e PRMM-së së re 2027-2032 dhe iu kushtua përcaktimit të aktiviteteve konkrete që duhet ta udhëheqin fazën e ardhshme të reformave në menaxhimin e mbeturinave, bazuar në vizionin dhe prioritetet tashmë të përcaktuara të planit.
Gjatë punës, pjesëmarrësit punuan në zhvillimin e aktiviteteve praktike dhe të realizueshme në kuadër të PRMM-së, ndërsa paralelisht u hapën edhe diskutime për atë se si qëllimet rajonale do të shndërrohen në aktivitete konkrete lokale përmes planeve të reja lokale të veprimit.
Procesi realizohet në kuadër të projektit “Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal”, financuar nga Suedia dhe implementuar nga SALAR International dhe ka për qëllim të sigurojë qasje të koordinuar, gjithëpërfshirëse dhe praktike për vendosjen e një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm rajonal për menaxhimin e mbeturinave.