Punëtoria e tretë për zhvillimin e Planit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave për Rajonin e Pellagonisë dhe Rajonin Jugperëndimor

Në Ohër, më 11 dhe 12 qershor 2026, u mbajt punëtoria e tretë për zhvillimin e Planit të ri Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave (PRMM) për Rajonin e Pellagonisë dhe Rajonin Jugperëndimor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha 18 komunave nga të dy rajonet, si përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile. Punëtoria ishte vazhdim i procesit të përgatitjes së PRMM-së 2027–2032, me fokus në bashkëpunimin ndërkomunal, qëndrueshmërinë financiare, komunikimin dhe përfshirjen e qytetarëve, si dhe perspektivën gjinore në procesin e planifikimit dhe zbatimit.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit u përqendruan në rolin e bashkëpunimit ndërkomunal (BNM) për krijimin dhe funksionimin e sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave. U shqyrtuan rolet e komunave, ndërmarrjeve publike komunale dhe organeve rajonale, si dhe mundësitë për shfrytëzimin e mekanizmave të bashkëpunimit ndërkomunal për koordinim më të mirë dhe zbatim më efikas të PRMM-së.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe aspekteve financiare dhe ekonomike të sistemit rajonal, përfshirë kostot operative dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve, tarifat dhe mekanizmat financiarë, si dhe nevojat për investime në infrastrukturë dhe pajisje.
Një pjesë e rëndësishme e punëtorisë iu kushtua aspekteve të komunikimit gjatë zbatimit të PRMM-së. Në kuadër të kësaj sesioni u diskutua roli i ndërgjegjësimit publik dhe përfshirjes së qytetarëve, ndërsa pjesëmarrësit trajtuan një sërë çështjesh që lidhen me komunikimin si pjesë e rëndësishme e zbatimit të planit: cilat ndryshime duhet të mbështeten përmes komunikimit, cilat janë grupet kryesore të synuara dhe si mund të kontribuojnë komunat, ndërmarrjet publike komunale dhe organizatat e shoqërisë civile në ndryshimin e sjelljes dhe ndërtimin e besimit.
Gjithashtu, gjatë punëtorisë u shqyrtuan perspektivat gjinore në planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve, si dhe grumbullimi i të dhënave të ndara sipas gjinisë, si segmente të rëndësishme të procesit.
Punëtoria e tretë përbën një hap tjetër në procesin e përbashkët të zhvillimit të PRMM-së 2027–2032, me qëllim që prioritetet dhe objektivat rajonale gradualisht të shndërrohen në aktivitete konkrete, të koordinuara dhe të realizueshme në nivel lokal dhe rajonal.
Procesi i zhvillimit të Planit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave për Rajonin e Pellagonisë dhe Rajonin Jugperëndimor realizohet në kuadër të projektit “Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal”, i financuar nga Suedia dhe i zbatuar nga SALAR International.